Qeveritarët e Kosovës të shtunën “ngujohen” në Prevallë

Prishtinë | 28 Shk 2020 | 14:11 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kabinetin e tij qeveritarë do ta zhvendos nga ndërtesa e qeverisë në Prevallë.

Mbledhja e gjatë e kabinetit qeveritar që është këtë të shtune do të mbahet në Bjeshkët e Sharrit, ku do të diskutohet programi qeverisës i koalicionit LDK-LVV.

Haki Abazi, zëvendëskryeministër, e ka konfirmuar këtë takim që do të mbahet në Prevallë.

“Nga ora 7 e mengjesit deri në mesnatë do të mbahet mbledhja e gjithë kabinetit të kryeministrit Albin Kurti, duke mos bërë të ditur se sa persona do të marrin pjesë në këtë takim”.

Derisa kryeministri i vendit, Albin Kurti ka kërkuar nga i gjithë kabineti qeveritar që të shtunën të kenë të lirë pasi do të mbajnë mbledhje gjithëditore.

Kurti bëri të ditur se në këtë mbledhje gjithëditore draft programin qeverisës të përgatitur nga Zyra e planifikimit strategjik ta shndërrojmë në version përfundimtar të programit qeverisës, në një plan të punës dhe aksionit./inFokus/

Të ngjashme