QNR-ja s’tregon kur fillon numërimi i votave në veri, Daka kërkon sqarime shtesë

Prishtinë | 21 Maj 2019 | 09:34 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) nuk e dinë se kur do të fillojnë numërimi i votave për zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore edhe pse të gjitha çështjet teknike konsiderohen të përfunduara, raporton Ekonomia Online.

Enis Halimi Kryeshef i Ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së, ka njoftuar anëtarët se të gjitha fletëvotimet kanë mbërritur me kohë, por që nuk ka dhënë detaje se kur do të fillojë numërimi.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, ka kërkuar që të dijë pse ky proces nuk ka filluar ende.

“Në këtë informatë nuk morëm informata se vota janë me kusht, sa me postë si zakonisht që na njoftoni, edhe kur fillon numërimi”.

Daka nuk ka marrë përgjigje konkrete nga Halimi, raporton EO.

“Numrat janë relativ kryetare, tash për tash nëse nuk e kemi skenimin e listës nuk e dimë kur mujna me filluar numërimin. S’ka asnjë pengesë, orentimisht nesër fillon numërimi i votave me kusht”.

Florian Dushi ka thënë se KQZ-ja duhet të ketë informata të detajuara sa i përket procesit zgjedhor.

“KQZ duhet të njoftohet në kohë reale, është e rëndësishme të diskutohet si ka shkuar procesi zgjedhorë. Informata duhet të jenë të detajuara”.

Daka ka thënë se është hera e parë që nuk janë dhënë detaje lidhje me numrin e votave.

“Është hera e parë që nuk na jepen detaje sa vota kanë qenë me kushte. Kjo s’ka ndodhur asnjëherë kjo informatë që na është dhënë tregon që këtë e kemi ditë dje, pres që gjatë ditës të informohemi për atë qe kemi prit përgjigje”.

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore, që u zhvilluan të dielën, votën e tyre e kanë hedhur 24 595 votues ose 42.42 % e qytetarëve, raporton Ekonomia Online.

Lista Serbe ka fituar shumicën absolute të votave në zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Goran Rakiq në Mitrovicën e Veriut, Srdjan Vuloviq në Zubon Potok, Zoran Todiq në Leposaviq dhe Vuqina Jankoviq në Zveçan janë kandidatët me përqindjen më të madhe të votave

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka shpallur zgjedhjet për katër komunat veriore të Kosovës pas dorëheqjes së kryetarëve atje shkaku i taksës prej 100 për qind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/2179822712052809/

Të ngjashme