Qorrolli: IKShPK-ja dhe Coronavirusi po përdoret si “mish për top” në betejën ndërmjet LDK-së dhe LVV-së

Prishtinë | 23 Mar 2020 | 20:53 | Nga Ekonomia Online

Analisti politik Vigan Qorrolli përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se IKShPK-ja dhe coronavirusi po përdoren si mish për top në betejën ndërmjet LDK-së dhe LVV-së.

Ai tutje ka thënë se IKShPK-ja nuk mundet me ndalu mbajtjen e seancës parlamentare.

Postimi i plotë:

IKSHPK dhe madje coronavirusi po perdoren si mish per top ne betejen LDK vs. LVV!
Mbajtja e seances, me se voni te merkuren, eshte çeshtje kushtetuese, jo çeshtje morali.

Sipas logjikes se shendosh nuk mundet IKSHPK me ndalu mbajtjen e nje seance parlamentare dhe me e mbivendos veten ndaj Kushtetutes se Kosoves.

Nese duan ta mbajne qeverine per moral, ta deshtojne mocionin me votim kunder – derisa nje mocion tjeter sipas kushtetutes mund te mbahet vetem pas 90 diteve.

Ketu mund ta zbatojne idene e solidaritetit me qytetare dhe jo te bejne politike ne kohe vdekjesh prej pandemise me te keqe ne 100 vjet e mbrama!

Të ngjashme