Qorrolli: Kurti e pati të pamundur t’i ç’kapë institucionet e pavarura

Prishtinë | 13 Maj 2020 | 21:58 | Nga Ekonomia Online

Profesori Universitar Vigan Qorrolli, ka komentuar ecurinë e Qeverisë Kurti gjatë 100 ditëve.

Qorrolli në emisionin Rubikon në Klan Kosova tha rrëzimi i qeverisë i ka pamundësuar Kurtit ç’kapjen dhe luftimin e krimit dhe korrupsionit.

“Pjesa e parë ka të bëjë që u deshtë pesë muaj që të negociohej për të arritur koalicionin, pastaj edhe për 50 ditë të shembet sikur piramida. Brenda këtyre ditëve ka pasur shumë mosbesim mes vete, sikur edhe viteve të kaluar. Kjo sikur e ka ndalë operimin e vrullshëm të Qeverisë Kurti dhe për çka është ardhë  për ndryshim”

“Pra, kemi pasur vetëm 50 ditë martesë të lumtur mes Vetëvendosjes dhe LDK-së. Kurti si mision ka pasur ç’kapjen dhe luftimin e krimit dhe korrupsionit”.

Ai shtoi se ç’kapja e institucioneve të pavarura ka qenë e pamundur sepse partitë që kishin qenë në pushtet i kanë “emisarët” e tyre brenda këtyre institucioneve.

“LDK-ja ka një pjesë të madhe të Administratës Publike në Kosovë.  PDK, AAK dhe LDK, i kanë emisarët që i kanë dërguar brenda institucioneve të pavarura. Andaj Kurti e pati të pamundur që ti ç’kapë institucionet e pavarura. Dhe nuk mund të thuhet që me një bord të Postës, Ujësjellësit dhe Hekurudhave nuk mund të ndryshohet mënyra e qeverisjes.”.

Sipas tij problemi më i madh i Kosovës nuk është Grenelli por prishja e kohezionit social.

“Kohezioni social është alfa dhe omega, nuk është Grenelli. Këtë situatë e ka shfrytëzuar LDK që e ka dërguar Skender Hysenin si emisar partiak dhe jo si një qeveritar. Pra,  LDK ka biseduar me Grenellin në nivelin partiak për çështjet e brendshme. Pra frika nga prishja e kohezionit social e ka rrëzuar qeverinë me mocionin e mosbesimit”.

Të ngjashme