Qorrolli: Nuk ka përplasje ndërmjet ShBA-së dhe BE-së për reciprocitetin

Prishtinë | 05 Pri 2020 | 08:22 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kundërshtimi amerikan për vendosjen e masës së reciprocitetit ka për qëllim vetëm arritjen e paqes mes Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që dy vendet mos ta penalizojnë njëra-tjetrën.

Profesori i së Drejtës Ndërkombëtare, Vigan Qorrolli ka thënë se kërkesa e SHBA-së  për heqjen e çdo lloj mase  ka të bëjë me arritjen e paqes.

“Synimi i Trump është qëllimi ekonomik. Interesi kryesor në këtë situatë është që palët mos ta penalizojnë njëra tjetrën dhe këtë e ka bërë të qartë ambasadori  Grenell. Në anën tjetër BE-ja është e fokusuar në çështjet ekonomike edhe politike. Ka zëra të veçantë nga Gjermania i cili duke qenë kundërshtarë i madh i mos prekjes së kufijve atëherë synon që Kosova dhe Serbia të arrijnë paqe’’ , tha Qorrolli.

Ai po ashtu ka thënë se nuk ekzistojnë përplasje ndërmjet  SHBA-së dhe BE-së lidhur me këtë çështje.

“Bashkimi Evropian funksion një trup për shtetet e mëdha si Gjermania, Franca dhe Italia që kanë interesa të caktuara rajonale dhe nuk duhet të lexohet si një përplasje midis këtyre super fuqive si tregu më i madh ekonomik në botë ShBA-ja dhe në anën tjetër aleati jonë më i madh BE-ja”, tha ai.

Qorrolli tha se qëllimi i ShBA-së ishte heqja si e taksës,  po ashtu edhe e reciprocitetit, sepse në këtë mënyrë do të mund të krijohet një paqe ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

‘’Kjo ka qenë një politikë e paralajmëruar nga kryeministri në detyrë Albin Kurti i cili në fushatën e tij paraelektorale kishte paralajmëruar që në momentin që do të vijë në qeveri taksa do të zëvendësohej me reciprocitet . Pas rritjes së presionit të madh të aleatëve tanë perëndimorë do të duhej që kjo taksë të zëvendësohej me një masë tjetër e që është reciprociteti. Reciprociteti nënkupton kundër masat e lejuara”

“Nëse Serbia sillet në mënyrë të pandershme Kosova i zbaton të  njëjtat masa kundrejt asaj. Ky ka qenë premtim elektoral i kryeministrit në detyrë Kurti,  ku me këtë rast u krijua përplasje me partnerin e koalicionit LDK, dhe me kërkesën e ShBA-së të hiqet taksa dhe reciprociteti në mënyrë që  të mos ketë pengesa tregtare mes dy shteteve, që kanë synim arritjen e një paqeje të përhershme. Ky është një reciprocitet tregtarë, që nëse Serbia nuk i pranon mallrat e Kosovës për eksport Kosova do ti përgjigjet me të njëjtën monedhë’’ theksoi Qorrolli”, shtoi ai.

Ditë më Qeveria e Kosovës mori vendim për heqjen e plotë të tarifës 100% ndaj mallrave serbe dhe atyre nga Bosnjë-Hercegovina, e që  zëvendësoi atë me reciprocitet ndaj Serbisë.

Të ngjashme