QUINT-i i shtron drekë mirëseardhjeje përfaqësuesit të Kosovës në Vatikan

Prishtinë | 08 Shk 2022 | 18:16 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesit e shteteve të QUINT-it në një drekë zyrtare i kanë uruar mirëseardhje përfaqësuesit të ri të Republikës së Kosovës në Vatikan, Vehbi Miftarit.

Dreka është organizuar nga i ngarkuari me punë i Ambasadës së SHBA-së në Vatikan, Patrick D. Conell.

“I ngarkuari me punë Conell ishte i nderuar që të organizonte në një drekë QUINT-i sot për t’i uruar mirëseardhje Dr. Vehbi Miftarit, Përfaqësuesit të ri të Republikës së Kosovës për kontakte me Vatikanin”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së në Vatikan.

Në takim kanë marrë pjesë ambasadori i Francës, Britanisë së Madhe, Italisë dhe Gjermanisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme