QUINT-i largohet nga Kuvendi, Abbott thotë shkurt: Nuk përzihemi

Prishtinë | 28 Jan 2020 | 20:14 | Nga Hasan Hoti

Ambasadorët e QUINT-it tashmë janë larguar nga Kuvendi I Kosovës ku po merrnin pjesë në takimin me Kurtin e Mustafën, raporton Ekonomia Online.

Ambasadori britanik në Kosovë ka folur shkurt natën e të martës, kur janë takuar përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, me prezencë edhe të shteteve përbërëse të QUINT-it dhe Zyrës së BE-së në Prishtinë.

“Ne nuk komentojmë dhe nuk përzihemi”, ka thënë Nicholas Abbott.

Takimi Kurti-Mustafa ka filluar në orën 17, teksa shefja e BE-së, Nataliya Apostolova së bashku me ambasadorin e Britanisë së Madhe Nikolas, ai gjerman, Christian Heldt janë parë duke hyrë në objektin e Kuvendit të Kosovës 40 minuta më vonë për t’iu bashkëngjitur takimit Kurti-Mustafa.

Të ngjashme