Quni: Isa Mustafa e liroi rrugën, mori përgjegjësinë për dështimet

Prishtinë | 19 Shk 2021 | 21:33 | Nga Ekonomia Online

Anton Quni, i cili kandidoi për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit ka folur lidhur me dështimin e LDK-së në këto zgjedhje.

Thotë se ende nuk kanë bërë analizë reale por se ishte i pari i partisë ai që mori përgjegjësinë duke liruar detyrën.

“Fakti që kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës e ka paralajmëruar dorëheqjen dhe lirimin nga të gjitha përgjegjësitë, po ashtu edhe gatishmëria e të gjithë anëtarëve të kryesisë së LDK’së që janë në Kryesi në dorëheqje do të thotë që ekziston marrje e përgjegjësive për dështimet në zgjedhjet nacionale të 14 shkurtit”, tha Quni në Pressing.

“Nuk është bërë ndonjë analizë empirike, më shumë jemi marrë çka tutje. Pres që do të bëhet një analizë sa më objektive”, theksoi ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme