Quni me kritika të ashpra për Qeverinë pas tollovisë në sallën “1 Tetori”

Prishtinë | 14 Maj 2021 | 20:38 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i parë i LDK-së, Anton Quni foli edhe për ngjarjet e ditës së sotme te salla “1 Tetori”, që sipas tij janë tmerruese.

Quni i ftuari i radhës i emisionit “Blic Interview me Astrit Gashin”, shtoi se një grumbull i madh njerëzit janë fajtorë për gjendjen që u krijua sot në pritje të vaksinimit.

“Një lajm tmerrues, e veçanta e kësaj është që kemi të bëjmë me një moshë të shtyer, e që duhet të trajtohet me më shumë dinjitet. Ky trajtim mungon, dhe ne jemi dëshmitarë.

Duke filluar nga autoritetet qëndrore, ministria e shëndetësisë, ministria e punëve të brendshme, autoriteteve lokale dhe pjesëtarëve të vendit aty, të gjithë janë fajtorë”, tha ndër të tjera Quni.

Të ngjashme