Quni: Në mes të Listës Serbe dhe PDK-së, do të zgjedhja të dytën

Prishtinë | 07 Tet 2020 | 23:53 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, ka thënë se do ta zgjidhte Partinë Demokratike të Kosovës, për koalicion para Listës nëse do të ishte e nevojshme që njëra të hynte në koalicionin qeverisës.

“Në mes të Listës serbe që do ta dëmtonte interesin tonë dhe PDK’së, natyrisht do ta zgjedhja të dytën”, është shprehur Quni, në T7,

Tutje, ai thotë se ka rezerva për PDK’në, mirëpo me disa kushte të cilat duhet të shqyrtohen, edhe mund të vijë deri të koalicioni.

“Por a e kam besimin e plotë, absolut nuk e kam. A i kam disa kushte për të cilat unë mendoj se duhet të shqyrtohen, natyrisht që i kam”, ka thënë Quni.

Të ngjashme