Quni: Për çështje të sigurisë do ta keni mbështetjen e LDK

Prishtinë | 19 Maj 2022 | 15:19 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i LDK-së, Anton Quni, ka thënë se situata e sigurisë në Kosovë shkaku i luftës në Ukrainë nuk mund të jetë e izoluar. Ai në seancën plenare ku po diskutohet situata e sigurisë në vend, ka thënë se veprimi i institucioneve të Kosovës duhet të jetë rezultat i raporteve ndërmjet shteteve fqinje.

Ish-ministri i Mbrojtjes, ka thënë se për çështje të sigurisë, mazhoranca do ta ketë mbështetjen e LDK-së.

“Ne mund të parashikojmë situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon. Agresioni ndërmjet dy shtete nuk është situatë e izoluar. Prandaj çdo veprim i yni duhet të jetë rezultat i raporteve ndërmjet shteteve fqinje. Nuk është përgjegjësi e vetëm një institucioni por edhe udhëheqësve të shtetit. Sot ne do të duhej të jemi më të vëmendshëm sa i përket situatave të krizën. Në situatën kur ndonjë rrezik është intensitet të lartë duhet të kemi parasysh, rezervat, derivatet. Komunikimi strategjik në situata krize e ka rëndësinë e veçantë. Përgjegjësia më e madhe bie mbi kabinetin e qeverisë mbi kryeministrin. Për çështje të sigurisë do ta keni mbështetjen e LDK”, ka thënë ai.

Të ngjashme