Qytetarët e Istogut nga kryetari i ri presin vende të reja pune

Istog | 17 Dhj 2017 | 15:56 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qytetarët e Istogut po presin nga kryetari i ri i komunës hapjen e vendeve të reja të punës. Tomë Frrokaj, tha se ja vlen votimi për herë të tretë vetëm që të ketë ndryshime në Istog.

Ai tha se shpresoj që të fitojë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në mënyrë që të kryejë premtimet e dhëna, raporton Ekonomia Online.

“Edhe për të treten herë me votuar ja vlen veç me pas ndryshime, nuk i bi pishman asesi. Prej këtyre zgjedhjeve presim të fitojë ma i miri ai që e meriton, që 17 vite LDK- ja nuk ka bë kurrgjë jo vetëm për fshatin tem por përgjithësi për komunë të Istogut, e lus Zotin të fitojë Aleanca  me na kryer obligimet që i ka premtua”.

Ali Mehmetaj, tha se për një Istog më të përparuar do të votojë edhe 10 herë.

“Votova tash, për mua nuk është mundim me votuar 20 herë e 30 herë nëse është nevoja, nuk u kanë mirë për pa nevojë me i bo këtë pune po masi e kanë pa nevojën na dalim apet”.

Kjo është hera e tretë që qytetarët e Istogut po votojnë për të zgjedhur të parin e tyre. Në këtë garë po përballën Gani Dreshaj nga AAK dhe Haki Rugova nga LDK. Në zgjedhjet lokale me 22 tetor asnjë nga kandidatët nuk ka arritur të marrë mbi 50% për votave.

Sipas rezultateve të KQZ-së në Istog, gjatë balotazhit të 19 dhjetorit, kryetar ishte rizgjedhur Haki Rugova i LDK-së, por me numërimin e votave me kusht dhe të atyre me postë rezultati u përmbys në favor të kandidatit të AAK-së, Gani Dreshaj.

LDK-ja ishte ankuar për këtë rezultat, duke pretenduar se votat me postë janë manipuluar nga kandidati Dreshaj. Për këtë arsye u morr vendimi që ky qytet të shkojë në rivotim më 17 dhjetor.

 

Lexo më shumë:

Të ngjashme