Qytetarët kërkojnë të përfshihen veteranët në Projektligjin e pagës minimale: Nëse s’ndodhë do ta bllokojmë Qeverinë

Prishtinë | 13 Maj 2022 | 16:23 | Nga Lindita Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Projektligji për rritjen e pagës minimale në vend që është kundërshtuar nga partitë opozitare, nuk po përkrahet as nga qytetarët, pasi që rritja e pagës minimale nuk i prek veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Ata e konsiderojnë si diskriminim këtë Ligj, derisa kanë kërkuar që i njëjti të ndryshojë.

Rexhep Rushiti nga Prishtina, ka thënë se nëse Ligji aktual nuk ndryshon, ata do t’i bllokojnë institucionet e vendit. Ai ka përmendur edhe pensionet që i marrin veteranët në Slloveni dhe Kroaci.  

“Ky ligj është diskriminues. Nëse nuk ndryshon ligji edhe për veteranët e UÇK-së ne do të bllokojmë Qeverinë dhe nuk do të hyjë në parlament. Nuk mundet ai me ba çfarë të dojë për Kosovë. As Albini as asnjëri edhe pse i ka votat ne do të kundërshtojmë në të gjitha mënyrat dhe nuk do të lejojmë kurrsesi. Veteranët edhe në Slloveni edhe në Kroaci e kanë një pagë minimale deri në 600-700 euro. Ne i marrim 170 euro, një ndihmë sociale”, tha ai.

Padretjësi të madhe po e quan edhe Fadil Kaçiu nga Prishtina. Ai tha se me ndarjen e këtyre mjeteve nuk mundet me jetu.

“Shumë padrejtësi, ata duhet me pas vendin ku me jetua, ku me jetua fëmija i tij dhe mos me pas ata me thënë se kam këtë apo atë. Se di kush e mban këtë popull. Duhet me qenë njerëzit e zotët me mbajt këtë popull. Qeveria një hap para tre mbrapa”, tha ai.

E Musa Aliu, u shpreh se Qeveria Kurti më shumë po merret me retorika sesa me punë. Ai përmendi edhe opozitarizmin e VV-së.

“Është diskriminim për arsye që një numër i madh i tyre që unë njoh disa prej tyre, janë në gjendje të rëndë ekonomike. Mundësia për punësim është katastrofë. Nuk po punojnë rinia. Paga minimale në krahasim me inflacionin është më shumë se katastrofë. Qeveria merret shumë me retorikë dhe ajo retorikë u pa edhe në rrugë, edhe në parlament. Nuk ka mundësi kjo Qeveri që e din bota që është e ka djegur parlamenti prej tyre. Nuk mund të ketë mirë prej tyre”, tha ai.

Lexo më shumë:

Të ngjashme