Qytetarët komentojnë darkën Kurti-Vuçiq: Dialogu varet nga Evropa, Albini nuk lëshon pe

Prishtinë | 05 Maj 2022 | 14:27 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qytetarët nuk kanë shumë informacione lidhur me takimet e djeshme të kryeministrit Kurti me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, dhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz, në Berlin. Por, shumica e të intervistuarve nga Ekonomia Online tregohen optimistë lidhur me rezultatet e takimit dhe i besojnë “aftësisë” së Kurtit.

Bejtullah Rushiti, duke komentuar deklaratat e Kurtit sa ka qenë në opozitë se nuk do të ulet në tavolinë me presidentin serb, pa u gjetur zgjidhje të pagjeturve, thotë se ato se kanë qenë veç fjalë.

“Pritshmëritë e mija nuk janë kurrqysh hiç, se e di me kanë kemi punë. Nuk du me akuzu as kryeministrin, as askënd, se e di me kënd kemi punë”.

“Atë krejt e kemi ditë që veç janë fjalë. Qaj që ka besu në atë ai ka qenë mjegull krejt”.

Sefedin Vitija tha se duhet të pyetet Kurti lidhur me takimin e djeshëm, sepse sipas tij populli nuk di asgjë.

“Unë aty nuk jam kanë. Albinin vetne, ai ju tregon! Populli nuk din gjë çka bëjnë ata”.

Gjithsesi Vitija beson se kryeministri Kurti dhe se “është njeri i drejtë”.

“Sa e kam vërejtë, është duke punuar mirë. Tjetër send nuk di çka me thënë, po lëne njeriun rehat se po i shoh disa çohen e kritikojnë a vetë 20 vite kanë punuar shtrembtë. A këtë po dojnë me përmirësu që po punon drejt”.

Edhe Arif Halilaj i beson kryeministrit Kurti, të cilin e cilëson si “të aftë”. Sa i përket dialogut Kosovë-Serbi ai tha se më shumë varet nga Evropa.

“Mendimi im është se Albin Kurti është njeri i sinqertë, është njeri i aftë. I njeh sendet shumë mirë dhe ma merr mendja që çka të flet, flet me vend”.

“Dialogu me Serbinë, mirë është me pasë një kompromis, me pasë një marrëveshje. Por me Serbinë vështirë është me u marr vesh”.

“Varet tash edhe nga Evropa nuk mundet edhe bash vetë me vendos. Mendimi im është që Evropa e ka në dorë… Mendimi është që mirë ish kanë për me ditë për të zhdukurit ku janë. Sa kemi të vdekur e krejt e dimë, krejt janë në regjistër. Mirë e din Serbia se çka ka bërë në Kosovë”.

Sipas Selvete Krasniqit, lideri i Vetëvendosjes gjithmonë ka qenë kundër Serbisë, madje edhe kundër Jugosllavisë.

“Unë pres shumë prej Albin Kurtit. Çdo herë ka qenë anti Serbisë e anti Jugosllavisë”, u shpreh ajo.

“Është i mençur ky, i sjell punët apet më së miri për Kosovën”.

“Sa mendoj unë për politikë, aq politikane nuk jam veç mendoj që ky është i mençur”.

Edhe Lule Hyseni për EO thotë se takimi i djeshëm ka qenë i frytshëm, duke besuar se Albin Kurti “nuk lëshon pe”.

“Shumë i frytshëm i mirë, nuk e di çka kanë fol veç besoj që Albini është ballëhapur ku të shkon”.

“S’ka dialogu njëherë nuk është aty, është shumë vonë por i vjen koha edhe asaj. Po ky nuk lëshon pe”.

“Normal që kanë me u gjet të zhdukurit. Çka ka thënë ai, nuk lëshon pe. Veç Zajednicën që e heq boll është. Edhe të pagjeturit kanë me u gjetë, koha e bën të veten”, shprehet kjo qytetare, para mikrofonit të Ekonomia Online.

No description available.

No description available.

No description available.
No description available.
No description available.
Lexo më shumë:

Të ngjashme