Qytetarët në tubimin e VV-së duan zgjedhje, të gatshëm të dalin në protesta

Prishtinë | 12 Qer 2020 | 18:04 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qytetarë të shumtë kanë dalur në sheshin “Skënderbeu” në tubimin e Lëvizjes Vetëvendosje për 15 vjetorin e themelimit të saj, raporton Ekonomia Online.

Qytetari Hasan Hyseni për Ekonomia Onlilne tha se edhe të vdekurit kishin pasur dëshirë të dalin në këtë ditë.

Hyseni kishte shumë kritika për qeverinë e kaluar para Kurtit që sipas tij shumë të rinj po ikin nga Kosova e shumë studentë kanë mbetur pa punë.

Ndërsa Bekim Gashi ka thënë se është këtu me tregu mbështetjen për VV-në dhe me iu treguar të tjerëve që sipas tij e kanë vjedhur vullnetin e popullit.

Ai tha se është i gatshëm gjithmonë të dal në tubime të tilla paqësore.

Të ngjashme