Qytetarët për liberalizimin e vizave: Të rinjtë e presin, sikur dita që e pret diellin

Prishtinë | 09 Maj 2022 | 15:33 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Mosliberalizimin e vizave, qytetarët po e konsiderojnë si një padrejtësi të madhe që po i bëhet Kosovës, ndërsa e shohin si një nevojë sidomos për të rinjtë e vendit, raporton “Ekonomia Online”.

Mehdi Gashi thekson se liberalizimi i vizave është i mirëseardhur sidomos për të rinjtë e vendit. Ai ka një krahasim interesant se sa është e nevojshme kjo.

“Neve na vyen shumë liberalizimi i vizave, mua si pensioner me dalë me shku se kam ndejt 7 vite në Gjermani e tash me dashtë me shku nuk mundem. Për të rinjtë është mëse e mirëseardhur, se për neve të vjetrit edhe me dal edhe mos me dalë nuk qon peshë. Veç të rinjtë e presin sikur dita që e pret diellin, qashtu”.

“Padrejtësi për neve gjithmonë, drejtësia te na nuk ka ardhur kurrë. Kanë fol do të bëhet, do të bëhet po pa u bë sen”.

Një qytetar tjetër tha për Ekonomia Online tha se liberalizimi i vizave për Kosovën është i domosdoshëm.

“Liberalizimi i vizave është kusht i Kosovës për me shku në Evropë. Evropa gjithsesi duhet ta pranojë atë me padurim dhe duhet me pasë kujdes se liberalizimi i vizave i të gjitha vendëve të Ballkanit ju ka lejuar, vetëm Kosova s’e ka. Kosova duhet ta marrë liberalizimin e vizave, si çdo shtet tjetër”.

Sipas tij, heqja e vizave për kosovarët përkrahet nga Gjermania, Austria, Belgjika etj, ndërsa kundërshtohet vetëm nga disa sosh.

E një tjetër qytetar për EO thotë se udhëheqësit e vendit po mendojnë vetëm për vete, ndërsa për popullin askush.

“E padrejtë është. Qe sa vjet ne nuk kemi asgjë përparim. Neve nuk na bën hesap askush. Udhëheqësit karriget për vete, për popull nuk mendon kush. Rinia po ikin çdo ditë”.

“Varet tash prej dy shteteve, Franca dhe do të tjera”.

E Gabriel Syla thotë se liberalizimi i vizave është nevojë për të rinjtë për ta shijuar Evropën.

“Është e padrejtë boll, por duhet me u pajtu tash derisa të na bëhet, me pritë”.

“Po se kemi nevojë, për neve të rinjve sidomos me dalë pak, me ecë, me shiju Evropën. Njeriu kur të sheh tani ndryshe është”.

Edhe një qytetar tjetër tha se është si një lloj ëndrre dalja në Evropë, por ai u shpreh pesimist se kjo do të ndodh.

“Po besoj që na duhet ma shumë se që jemi t’u e prit”.

“Në Evropë nuk kam dalë asnjëherë, po pres me dalë. Domethënë e kemi si lloj ëndrre për me dalë në Evropë… Është mirë me u heq krejt sipas meje, po nuk e besoj që heqen”.

“Padrejtësi ka pasur gjithmonë, jemi mësuar me ta”, shprehet ky i ri për Ekonomia Online.

Të ngjashme