Qytetarët për vendimin për targat: Duhet me dëgjuar Amerikën, ajo na ka çliruar

Prishtinë | 22 Nën 2022 | 10:23 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shtyrja e shqiptimit të gjobave për targat në veri po konsiderohet si veprim i duhur i kryeministrit Albin Kurti, nga qytetarët, raporton Ekonomia Online.  Madje ata thonë se “duhet me ngu Amerikën sepse ajo na ka çliruar”.

Faik Toqani u shpreh i bindur se veç me ndihmën e Amerikës mund të ecet përpara, duke e konsideruar pozitiv vendimin për targat pas kërkesës së ShBA-së.

“Është vendim pozitiv mi shty targat dhe është shumë me vend. Po duhet me ngu Amerikën se ajo na ka çliruar. Edhe Bashkimin Evropian duhet me ngu. Veç me Amerikën”, tha Toqani.

E Imer Zeqiri theksoi se çdo kërkesë që vije prej miqve është e qëlluar.

“Kjo është punë politike dhe më mirë e dinë politikanët. Mirëpo kur është një kërkesë prej miqve tanë është e qëlluar”.

“Në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar mendoj se është vendim i duhur”, tha Zeqiri.

Ndërsa, Ismet Fejzullahu shtoi se ky vendim është dashur të merret shumë më herët, por nuk ka pasur koordinim.

“I duhur dhe është dashtë moti mu marr por nuk ka pasur udhëheqësi. Me heqë dore prej Amerikës nuk bon. Vendim i duhur është se në shtëpinë time mu bo zot shpije t’i nuk bon”, tha Fejzullahu.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurit, e ka pranuar kërkesën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që qeveria e vendit ta shtyjë për 48 orë shqiptimin e gjobave.

Kurti u shpreh i lumtur që të do punojë me ShBA-të dhe BE-në për të gjetur një zgjidhje në dy ditët e ardhshme.

Pak minuta para tij, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i cili po nëpërmes Twitterit i kërkoi Qeverisë së Kosovës, që ta shtyjë masën e gjobave për 48 orë, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje për këtë çështje.

Hovenier tha se këtë kërkesë ia ka bërë qeverisë për t’i lejuar ShBA-të dhe BE-në që t’i angazhojnë palët për të gjetur një zgjidhje.

Lexo më shumë:

Të ngjashme