Qytetarët presin ndryshime pozitive nga zgjedhjet në Podujevë

Podujevë | 29 Nën 2020 | 12:28 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qytetarët e Podujevës janë shprehur optimistë sa i përket ndryshimeve që do të sjellin zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar, që janë duke u mbajtur në këtë komunë, raporton Ekonomia Online.

Hajrullah Latifi, banor i Podujevës, sapo ka kryer votimin dhe tha se presin ditë më të mira për komunën e tyre.

“Vetëm sa dola prej vendvotimit. Krejt në rregull dhe nuk kishte kallaballëk. Shpresojmë për ditë ma të mira. Jo, nuk ka pasur parregullsi. Gjithçka ka shkuar mirë. Unë sa pashë edhe në rregull sa i përket Covidit”, tha Latifi.

Ndërsa, qytetarja Lyra Latifi, tha se s’ka pasur parregullsi por gjithçka ka shkuar mirë.

“Sa pashë ke në rregull votimi. Krejt në rregull ke distanca në nivel. Shpresojmë që të bëhet mirë dhe presim ditë më të mira”, tha ajo.

Gjithashtu, Murtez Murtezi qytetarë i Podujevës sapo ka votuar në shkollën “Isa Boletini” duke shtuar se gjithçka ka shkuar mirë.

“Kam votuar dhe gjithçka ka shkuar mire. Në rregull ke gjithçka. Presim mu bo diçka ma mirë”, tha Murtezi.

Të ngjashme