Radojiçiq ngrit padi kundër Rada Trajkoviq, kjo e fundit ironizon me të

Prishtinë | 13 Sht 2019 | 19:19 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i Listës Serbe, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Oliver Ivanoviqit nga Prokuroria e Kosovës, Milan Radoiçiq, ka ngritur padi në Gjykatën e Lartë të Beogradit kundër Rada Trajkoviq, politikanes serbe nga Kosova, për shkelje të “reputacionit dhe nderit”.

Trajkoviq, përmes një shkrimi në profilin e saj në Twitter, ka thënë se ajo do të mbrohejt me një “poligraf”.

Radojiçiq dyshohet se është duke u fshehur në Serbi, ndërkaq Gjykata Themelore e Prishtinës ka urdhëruar “letërrreshtimin vendor kundër të pandehurit Radojiçiq” disa javë më parë.

Akuza e Prokurorisë Speciale të Kosovës ndaj Radojiçiq bën fjalë për vrasjen e politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq, i cili më 16 janar të këtij viti u vra para zyrës së partisë së tij në veri të Mitrovicës.

Ndërsa, Trajkoviq ka ironizuar me Radojiçiq duke e quajtur atë “qytetar i ndershëm”.

Lexoni më poshtë reagimin e saj:

“Qytetari i ndershëm”, Milan Radojiçiq, që deri dje ka thënë se është subjekt i sistemit të drejtësisë së Kosovës, e jo të Serbisë, më ka paditur për “lëndim të nderit dhe reputacionit” në Gjykatën e Lartë në Beograd.

Avokati i tij është Goran Petronijeviq, mbrojtësi i vjetër i ekipit të “Kosovës e Metohisë.”

Jo kjo nuk është shaka.

P. S. Mbrohem me poligraf.

Të ngjashme