Ragmi Mustafa kërkon që me Serbinë të diskutohet edhe rreth kufijve: Thotë se ka nevojë për dialog të barabartë

Prishtinë | 10 Maj 2020 | 15:10 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafa, ka thënë se në dialogun me Serbinë është e nevojshme të diskutohen edhe tema si ajo me kufijt.


Përmes një shkrimi në rrjetin social, ai ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të bisedojnë për kufijte, ku përfshihen ata të të dyja vendeve.

“Nëse duam dialog të barabartë dhe paqe të qëndrueshme, në marrëveshjen eventuale përfundimtare Prishtinë-Beograd, duhet të jetë subject negociatash edhe Serbia, respektivisht Lugina e Preshevës”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

NËSE DUAM DIALOG TË BARABARTË DHE​ PAQJE TË QËNDRUESHME, NË MARRËVESHJEN EVENTUALE PËRFUNDIMTARE PRISHTINË-BEOGRAD DUHET TË JETË SUBJEKT NEGOCIATASH EDHE SERBIA, RESPEKTIVISHT LUGINA E PRESHEVËS

Janë shtuar zërat se në dialogun Kosovë-Serbi nuk duhet biseduar për çështjet përtej kufijve të tanishëm të Republikës së Kosovës. Kjo qasje që ka për synim të «​ ndërhyhet » vetëm në çështjet që kanë të bejnë me Kosovën, përjashton mundësinë të «​ ndërhyhet​ » në çështjet që kanë të bëjnë me Serbinë, pra edhe me Luginën e Preshevës. ​

Sigurisht se janë palët e përfshira në dialog që i përcaktojnë përkufizimet, kornizën, parimet dhe kriteret e dialogut. Por, nëse duam dialog midis të barabartëve dhe paqje të qëndrueshme, atëherë kjo nënkupton se çfarëdo teme eventuale që mund të jetë subjekt negociatash (kufijtë e jashtëm, rendi kushtetues, rregullimi i brendshëm administrativo-territorial, burimet natyrore dhe asetet ekonomike, të drejtat e minoriteteve, krimet e luftës dhe zbardhja e fatit të të pagjeturve, etj) duhet të trajtohet për të dy vendet të cilat janë palë në dialog

Të ngjashme