Rakiq dhe Jevtiq në takim me Lajçakun: E rëndësishme që të vazhdojë dialogu

Prishtinë | 02 Mar 2021 | 15:01 | Nga Ekonomia Online

Kryetari  i Listës Serbe Goran Rakiq dhe zëvendësi i tij, Dalibor Jevtiq u takuan sot me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi.

Temat kryesore të takimit ishin zgjedhjet e 14 shkurtit dhe vazhdimi i dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit.

“Zyrtarët e Listës Serbe theksuan se është shumë e rëndësishme të vazhdojë dialogu dhe në të njëjtën kohë shfrytëzuan rastin për të kujtuar të dërguarin Special për marrëveshjet e nënshkruara që nuk janë zbatuar ende nga Prishtina, të cilat janë thelbësore për mbijetesën e sigurt të serbëve në këto zona”, bëhet e ditur në një njoftim të Listës Serbe, transmeton Klan Kosova

Të ngjashme