Rakiq: KFOR-i do të garantojë qetësinë dhe stabilitetin

Prishtinë | 03 Shk 2017 | 17:54 | Nga

Kryetari i Mitrovicës Goran Rakiq ka thënë se e kanë njoftuar sekretarin e NATO-s Jens Stoltenberg për situatën aktuale në veriun e vendit.

“U pajtuam që KFOR-i të garantojë qetësinë dhe stabilitetin”, ka thënë Rakiq për Tanjug duke shtuar se bisedimet Kosovë-Serbi do të vazhdojnë në një format tjetër.

Sipas Rakiqit tema e atyre takimeve do të jetë fati i murit e që siq tha ai serbët presin qe deri në një marrëveshje tjetër nuk do të ketë vendime të njëanshme.

Sipas agjencisë serbe të lajmeve përveç Rakiqit në takim me sekretarin e NATO-s kanë marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri i Kosovës Branimir Stojanoviq, Sllavko Simiq nga Lista Serbe dhe kryetari i Graçanicës Vlladeta Kostiq.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme