Rakiq: Pa Listën Serbe nuk ka Qeveri në Prishtinë

Prishtinë | 14 Qer 2017 | 09:34 | Nga

Kryetari i Mitrovicës Veriore, Goranb Rakiq, deklaroi se pa Listën Serbe është e pamundur themelimi i Qeverisë së Kosovës, ndërkohë që disa parti shqiptare planifikojnë themelimin e saj pa marrë në konsideratë rolin tonë.

“Jemi dëshmitarë që këto ditë partitë politike shqiptare shpallin veten fitues të zgjedhjeve dhe krijojnë plane për veprime të mëtejshme politike duke mos i marrë parasysh faktin se Lista Serbe ka 10 deputetë në përbërje të Legjislacionit të ri”, deklaroi Goran Rakiq, për mediat serbe.

Tuitje ai shtoi se Qeveria në Prishtinë nënkupton respektimin e interesave të pakicës serbe në Kosovë, transmeton RTK.

“Lista Serbe nuk do të lejojë që të themelohet Qeveria e Kosovës e që do të punojë kundër interesave të serbëve të Kosovës”, theksoi Goran Rakiq.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme