Rakiq takohet me ambasadorin britanik, flasin për pandeminë

Prishtinë | 14 Kor 2020 | 14:40 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Pushtetit Lokal Goran Rakiq, sot u takua me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.

Biseda ishte orientuar në pandeminë aktuale të shkaktuar nga virusi Covid-19 dhe çështje të tjera të rëndësishme.

Rakić informoi ambasadorin Abbott për prioritetet e Qeverisë, si dhe masat e marra në luftën kundër përhapjes së virusit.

Të dy bashkëbiseduesit deklaruan se pas pandemisë së koronavirusit, e rëndësishme është që aktivitetet të përqendrohen në rimëkëmbjen sociale dhe ekonomike.

Në takim u konfirmua bashkëpunimi i ardhshëm i përqendruar në zhvillimin e komunave, zhvillimin ekonomik dhe pozitën më të mirë për të rinjtë. U theksua gjithashtu edhe rëndësia e vazhdimit të dialogut dhe zbatimit të të gjitha të arriturave.

Në përfundim të takimit, është bërë apel qytetarëve që të zbatojnë masat dhe të respektojnë rekomandimet e profesionistëve shëndetësor.

Të ngjashme