Rakiq takohet me Palmerin dhe Kosnettin, ia përmend kishat dhe Asociacionin

Prishtinë | 31 Maj 2021 | 16:11 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq është takuar sot me Zëvendës-ndihmës sekretarin e shtetit amerikan, Matthew Palmer dhe ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Philip Kosnett.

Lista Serbe njofton se në takim është folur për situatën politike në Kosovë, pozicionin e popullit serb dhe Kishën Ortodokse Serbe.

“Nevoja për respektim të të drejtave të popullit serb është theksuar posaçërisht, por edhe ajo për vazhdimin e dialogut të sponsorizuar nga Bashkimi Evropian midis Beogradit dhe Prishtinës, dhe në dritën e zbatimit të marrëveshjeve të deritanishme, kryesisht të lidhura me Asociacionin e komunave serbe, energjisë dhe gjyqësorit”, thuhet në njoftimin e tyre, transmeton Reporteri.net.

Ndryshe, Palmer gjatë ditës është takuar me u.d. kryetarin e PDK-së, Enver Hoxhaj, si dhe kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, me të cilët ka diskutuar për çështjet aktuale në vendin tonë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme