Rakiq: Taksa 100%, shpallje jozyrtare e luftës ndaj serbëve

Prishtinë | 21 Nën 2018 | 17:18 | Nga Ekonomia Online

Me masat e të reja doganore, Prishtina dëshiron të dëbojë tërë popullin serb nga Kosova, ka thënë kryetari i Listës serbe Goran Rakiq.

“Kjo është shpallje jozyrtare e luftës ndaj serbëve në Kosovë”, ka thënë Rakiq, sipas Radiotelevizionit të Serbisë (RTS).

“Nëse kjo marrëzi nuk pengohet, populli serb nuk do të ketë mundësi ekzistence në Kosovë dhe na morën fund. Prandaj kërkojmë reagimin dhe ndihmën e Beogradit”, ka thënë Rakiq, në një deklaratë për publikun.

Kryetari i Listës Serbe, e cila është pjesë e Qeverisë së Kosovës, ka paralajmëruar se serbët në Kosovë vetë do të gjejnë mënyrën se si t’i kundërvihen “kësaj dhune”.

“Kjo është luftë për ekzistencë… Prandaj shpresojmë për mirëkuptim, solidaritet e mbështetje të tërë Serbisë”, ka thënë Rakiq.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme