Rakiqi përshëndet në gjuhën shqipe Hotin, ministrat dhe kryetarët e komunave

Prishtinë | 24 Gus 2020 | 11:22 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Pushtetit Lokal, Goran Rakiq në hapjen e takimit koordinues të Qeverisë së Kosovës me kryetarët e komunave, të njëjtit i përshëndeti edhe në gjuhë shqipe, raporton Ekonomia Online.

Rakiq hapi takimin ndërmjet kryeministrit Hoti dhe të kryetarëve të komunave.

“I nderuar kryeministër, të nderuar ministrat Zemaj dhe Likaj, të nderuar zëvendësministra, të nderuar kryetar të komunave”.

Në takimin po diskutohet lidhur me situatën e krijuar nga virusi COVID-19, fillimin e vitit të ri shkollor si dhe mbështetjen financiare të Qeverisë për komunat.

Rakiq në të gjitha paraqitjet e tij publike fliste vetëm në gjuhën serbe.

Të ngjashme