Rama dhe Thaçi takohen në Gjenevë

Prishtinë | 02 Tet 2018 | 09:44 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i vendit Hashim Thaçi është takuar me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama në Gjenevë.

Përmes një postimi në Instagram, Rama ka treguar se ka zhvilluar takim me presidentin kosovar në kuadër të tryezës së Dialogut Strategjik për Ballkanin Perëndimor.

Dyshja po qëndrojnë në Gjenevë të Zvicrës në takimin dyditor të liderëve nga vende të ndryshme, ku po diskutohet gjerësisht rreth modaliteteve për nxitjen e bashkëpunimit ndërmjet politikëbërësve në dobi të një Ballkani të qëndrueshëm.

Ky takim i liderëve në Gjenevë vjen pas dialogut aktual mbi të ardhmen e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme