Rama e përmbyllin ditën e parë të vizitës në Kosovë, takohet me presidentin Thaçi

Prishtinë | 29 Qer 2020 | 19:02 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka përmbyllur ditë e parë të vizitës në Kosovë me takimin me kreun e shtetit Hashim Thaçin, raporton Ekonomia Online. Në takim ka marr pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme Gent Cakaj.

Kjo vizitë e Edi Ramës po bëhet edhe në kohën kur ditë më parë Prokuroria Speciale dorëzoi një aktakuzë për shqyrtim në Gjykatën Speciale ndaj dy ish-eprorëve të UÇK-së, Hashim Thaçit e Kadri  Veselit.

Rama gjatë ditës ka takuar edhe kreun e Nismës, Fatmir Limajn, kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmani dhe kryeministrin Avdullah Hoti, dhe kreun e VV-së Albin Kurtin.

Përderisa të martën është paralajmëruar se do të takohet me kreun e LDK-së, Isa Mustafa, atë të AKR-së, Behgjet Pacollin dhe kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Takim do të zhvillojë edhe me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin.

Të ngjashme