Rama e sfidon Sveçlen: Disa lehtësira, çka domethënë kjo?

Prishtinë | 20 Qer 2022 | 12:20 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Edi Rama e ka përmendur veçanërisht heqjen e pengesave të kalimit të kufirit gjatë verës në mbledhjen e dy qeverive. Ministri i Brendshëm kosovar, Xhelal Sveçla, tha se do të ketë “lehtësira”, e Rama i kërkoi t’ia shpjegonte qartë se çdo të thoshte me këtë.

Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, ministri i Brendshëm i Kosovës dhe homologu i tij nga Shqipëria kanë folur për lehtësimet në kalimet kufitare të qytetarëve të dy vendeve.

“Sot do të nënshkruajmë zyrtarisht marrëveshjen, e cila do të krijojë lehtësira të kalimit kufitar, në pikën, e cila ka kalimin më të madh të qytetarëve të dy vendeve, Vërmicë”, ka thënë Sveçla.

“Deri në fund të shtatorit, do të ketë kalim të lehtësuar të kufirit, ndërsa marrëveshja do të përcaktojë procedura të tillë lehtësuese që do të jenë për cdo fundjavë dhe cdo festë zyrtare të vendeve tona”.

Kur e përfundoi fjalën Sveçla, kryeministri Rama e pyeti se cdo të thoshte kjo praktikisht për qytetarët.

“A mund të bëjë një pyetje unë, se kjo fjalia ‘do të kemi disa lehtësira’ më fut ankthin se e imagjinoj vetën në makinë duke pritur ato lehtësira. Mund ta di nga ju se si do të kalohet kufiri në korrik dhe në gusht”, ka pyetur Rama

“Heren e fundit kur isha në Shqipëri, para ca ditësh, polici kufitar në Vërmicë më uroi udhë të mbarë”, iu përgjigj Sveçla, për t’i ilustruar se si do të kalohet kufiri “me lehtësira”.

Ndërsa, Rama s’do që të ndalen qytetarët, as për t’u përshëndetur nga kufitarët.

“A mund t’ia kursejmë dhe këtë urim qytetarëve dhe ata kur të kalojnë, të mos ketë polic fare që t’i urojnë”, tha Rama, i cili shkaktoi të qeshura në mbledhje.

Të ngjashme