Rama jep detaje për koalicionin me PDK-në: Projektet do t’i zbatojmë në përpikëri

Prishtinë | 05 Jan 2022 | 13:08 | Nga Lindita Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është deklaruar pas informacioneve se LDK-ja dhe PDK-ja kanë arritur marrëveshje për të bashkë qeverisur në Prishtinë.

Pasi u zgjodh kryesuesi i Kuvendit Komunal, Rama tha se ende nuk i kanë ndarë postet me PDK-në, raporton Ekonomia Online.

“Nuk i kemi ndarë postet me PDK-së, kjo varet krejt prej njerëzve që na ofrojnë”.

“Një gjë e mirë është që programi jonë ka qenë shumë i detajizuar, kemi ngjashmëri shumë me partitë tjera në program dhe nuk do të kemi probleme. Pra është vetëm në gjetjen e njerëzve adekuat”.

Tutje, ai i ka bërë thirrje partive të tjera t’i bashkohen, duke shtuar se projektet do t’i zbatojmë në përpikëri.

“Ne e kemi për detyrë ndaj tyre që ta bëjmë një për bashkim të kemi shumicën, që projektet e tona t’i zbatojmë në përpikëri, prandaj edhe duhet që të gjithë partitë që kanë interes të për bashkohen”.

“Tash e zgjodhëm kryesuesin, tash jemi edhe në zgjedhjen e ekipit më të mirë. Kjo nuk do t’i ngadalësojë punët”. 

LEXONI EDHE:

Të ngjashme