Rama jep detaje se kur pritet të fillojë ndërtimi i Spitalit të Prishtinës

Prishtinë | 29 Gus 2022 | 10:34 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, bashkë me Drejtorin e Shëndetësisë, Izet Sadiku dhe me bashkëpunëtorë, ka zhvilluar takim me Ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi, me të cilin kanë diskutuar për ndërtimin e Spitalit të Prishtinës dhe për bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë sekondare.

Sipas Ramës, “punimet për Spitalin e Prishtinës janë duke ecur sipas planit dhe pritet që ndërtimi të fillojë gjatë vitit 2023”.

“Bashkë me Ministrin u dakorduam që të kemi një bashkëpunim të ngushtë në krijimin e një institucioni dhe sistemi të mirëfilltë shëndetësor, i cili do të ofrojë shërbime sa më cilësore për qytetarët e Prishtinës”, është shprehur tutje ai.

Të ngjashme