Rama kërkon njohjen e Kosovës nga të gjitha vendet e NATO-s

Varshavë | 09 Kor 2016 | 21:11 | Nga

Në ditën e dytë të Samitit të NATO-s i cili po mbahet në Varshavë është diskutuar çështja mbi ecurinë e misioneve të Aleancës dhe projektimin e stabilitetit në krahun jugor dhe atë lindor.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke kërkuar vëmendje më të madhe të Aleancës së NATO-s ndaj vendeve të Ballkanit, ka kërkuar gjithashtu edhe njohjen e plotë të Kosovës nga vendet anëtare të saj. Rama ka thënë se njohja e Kosovës është një domosdoshmëri që rrit stabilitetin dhe sigurinë në rajon.

Në fjalën e tij Rama ka thënë se Shqipëria ka kontribute të vlerësuara edhe në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm. “Si pjesë e koalicionit global kundër ISIS, Shqipëria ka planifikuar dërgimin e trajnuesve ushtarakë në Irak”, ka thënë Rama.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme