Rama: Kosova u vetë-përjashtua nga Samiti i Ohrit

Prishtinë | 10 Nën 2019 | 11:23 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Kosova nuk është dashur të vetë-përjashtohet nga Samiti i Ohrit.

Ai kështu ka thënë gjatë një konference për media, pas mbajtjes së këtij samiti, duke theksuar se nuk e ndryshuar qëndrimin se Serbia duhet ta njohë Pavarësinë e Kosovës.

“Bashkëpunimi rajonal me vendet e rajonit – përfshirë Serbinë dhe Bosnjën e Hercegovinë të cilat nuk e njohin Kosovën nuk do të thotë se Shqipëria ka ndryshuar qëndrim ndaj Serbisë dhe as unë nuk e kam ndryshuar qëndrimin se Serbia duhet të njohë Kosovën”.

“Moszgjidhja e kësaj çështje nuk është arsye që Kosova të vet-përjashtohet dhe nuk është arsyeja që Kosova dhe Shqipëria të mos mbrojnë interesat shtetërore që kalojnë përmes bashkëpunimit dhe jo përmes vet-përjashtimit dhe izolimit”.

“Heqja e kufirit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk është një mini-Schengen sepse kjo mua nuk më konvenon. Ne mund ta quajmë Western-Ballkan Schengen që do të thotë se të gjithë qytetarët e këtij rajoni kanë të drejtë të lëvizin lirshëm dhe pa pasur pengesat absurde që kanë sot dhe që kthehen në kosto”.

Të ngjashme