Rama me fotografinë e Rugovës dhe Thaçit thotë “Liria ka emër”

Prishtinë | 05 Dhj 2020 | 12:13 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpërndarë një fotografi në të cilën janë bashkë presidenti historik i Kosovës Ibrahim Rugova dhe Hashim Thaçi, ish-presidenti i Kosovës.

Në mbishkrimin e kësaj fotografie të publikuar nga Rama në “Facebook” shkruhet “Liria ka emër”.

Kujtojmë që Hashim Thaçi aktualisht gjendet në paraburgim në Hagë e ku po akuzohet për krime lufte dhe për krime kundër njerëzimit.

Kujtojmë që ish-presidenti historik Rugova para pak ditësh do ta festonte datëlindjen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme