Rama merr pjesë në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës

Prishtinë | 16 Shk 2017 | 11:19 | Nga

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës me rastin e shënimit të 9 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës e cila fillon në ora 15:00.

Vizitën e Ramës në Prishtinë e ka konfirmuar ambasada e Shqipërisë me anë të një njoftimi për media.

“Sot, kryeministri i Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, do jetë prezent në seancën solemne që do mbajë Kuvendi i Republikës së Kosovës, me rastin e shënimit të 9-të vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e tyre.

Pas seancës solemne kryeministri shqiptarë, Edi Rama do të ketë një deklarim për mediat.

Të ngjashme