Rama poston fotografi nga vaksinimi i mantelbardhëve kosovarë në Kukës

Prishtinë | 20 Mar 2021 | 17:31 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka postuar disa fotografi ku shihen pjesëtarë të personelit mjekësor të Kosovës duke u vaksinuar në Kukës kundër COVID-19.

Rama në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar “Jena 1”.

Kujtojmë se të enjten, kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla, ka bërë të ditur se ka marrë një telefonatë nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka konfirmuar sigurimin e vaksinave të para për punëtorët shëndetësorë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme