Rama: Qeveria Hoti hoqi pengesat në dialog që fatkeqësisht Kosova ia vuri vetvetes (LIVE)

Prishtinë | 02 Tet 2020 | 11:36 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë fjalimit të tij në takimin e dy qeverive asaj të Kosovës dhe Shqipërisë, ka thënë se ambicia është heqja e kufirit midis dy vendeve.

Rama ka folur edhe për marrëveshjen në Washington, duke vlerësuar qasjen e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti.

”Është e pamundur që për këtë ngjarje të vitit për të dyja qeveritë, të përmendet përparimi i Kosovës sidomos në kohët e fundit në rrafshin e diplomatik”.

”Takimi i Washingtonit, rihapja e dialogut me ndërmjetësimin e BE-së, nuk janë të tëra por janë disa prej shenjave kuptimplota të përparimit diplomatik të Kosovës në muajt e fundit”.

”Në mënyrë të veçantë dua të theksojë qasjen e mençur, kurajoze dhe konstruktive, të Qeverisë së Kosovës në dialogun me Serbinë, me një koordinim të zgjuar me aleatët e Kosovës, SHBA dhe BE, duke hequr çdo pengesë për rinisjen e dialogut që në fakt, se koha dhe faktet treguan se Kosova fatkeqësisht ia vuri vetvetes”.

”Dialogu mbetet i vetmi instrument, për të fituar çështjen e zgjuar për zgjidhje”.

”Çdo bishtnim nga dialogu, e largon fitoren reale dhe e dobëson pozicionin e Kosovës, qoftë së brendshmi, qoftë së jashtmi në raport me botën. Dhe konsensusi i brendshëm sa i takon pozitës së dialogut, është një domosdoshmëri që uroj dhe shpresoj të mbetet e tillë në sy të atyre që e garantojnë sot”.

”Sot jemi në kushtet kur mund t’i shohim para syve, qoftë pasojat e ndërmarrjes së rrugëve pa rrugë, qoftë edhe rezultatet e ndërmarrjes së një rruge me perspektivë, në shumë pak kohë – u arrit të restaurohej një krisje shumë e madhe, që pati pasoja jo të vogla mbi Kosovën”.

”Dhe u arrit një hap për të cilin do të flas gjithmonë e më mirë në Washington”.

Rama po ashtu ka thënë se me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, janë dakorduar që të investojnë në një projekt që ka të bëjë me 150 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit.

“Përpara se të vinim këtu kemi pasur një bisedë miqësore me Kyeministrin dhe kemi rënë dakord që të investohemi së bashku për të çuar përpara një projekt të përbashkët duke filluar sa më parë nga puna për 150-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit, i cili është ende larg në kohë por jo aq larg për të mos menduar qysh sot për një projekt të përbashkët rikualifikimi urban tërësor të qytetit historik të Shqiptarisë”

“Ambicia jonë është “heqja” e kufirit mes Shqipërisë dhe Kosovës. Besoj që është e rëndësishme që Ministritë e Brendshme të të dyja shteteve të intensifikojnë punën për të mundësuar kontrollin në kohë reale të pikave kufitare, gjë që do të na mundësonte hapjen përfundimtare të kufirit pa humbuar asnjë centimetër në frontin e betejës kundër aktiviteteve të paligjshme dhe kundër çdo forme abuzimi me lirinë e lëvizjes”, tha ai.

Në këtë mbledhje do të nënshkruhen 15 marrëveshje bashkëpunimi, të cilat afrojnë më shumë vendet me njëra-tjetrën. Ndërkohë në tavolinën që do bëhen diskutimet është vendosur mbishkrimi ‘Bashkë pa kufij. Në një rajon pa kufij’

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme