Rama: Qeverinë Kurti mund ta rrëzojë një protestë “Albin” – s’ka kush tjetër

Prishtinë | 20 Qer 2022 | 14:49 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

“Qeverinë Kurti e rrëzon veç një protestë, Albin”, kështu ka deklaruar kryeministri Edi Rama sot pas mbledhjes së përbashkët të dy qeverive.

Pyetje e parashtruar nga gazetari kosovar nervozoi Ramën, e cili tha se një deklaratë e Ramës në Ohër u nënkuptua si punë për rrëzimin e qeverisë.

“Ju po punoni për ta shkarkuar zotëri Kurtin”, i tha gazetari, teksa Rama iu kthye: “Dëgjo nuk do ta mbarosh ti për pa e kryer unë këtë…”

“Është drejt e imja”, vazhdoi gazetari. “Nuk ta mohojë, pa merak… Qeverinë Kurti mund ta rrëzojë vetëm një protestë Albin, për sa kohë Albini nuk del në protestë s’ka kush e rrëzon”, tha Rama derisa i tha gazetari se mund të vazhdojë me pyetje të tjera.

Kurti në anën tjetër është pyetur për raportet që Kosova ka me Shqipërinë, se a janë prishur ato.

Ndërkohë, gazetari pyeti kryeministrin e Shqipërisë: “A jeni ju zotëri Rama pro-serb”, a jeni duke punu për interesa të Serbisë apo Kosovës. “Po sigurisht”, tha Rama duke ironizuar.

“Së pari, ne nuk mund të japim komente ose të japim përshtypje tona për konglomerat, sepse atëherë nuk jemi kryeministra, por ndoshta as analistë të mirë. Porti i ri Durrësit, Porti i Thatë i Prishtinës hekurudha në mes, kjo është çështja më e rëndësishme për Kosovën e Shqipërinë dhe unë për këtë në vijim do të bëjë fushatë, kjo është tejet vendimtare për një hov të madh ekonomik”, u shpreh ai.

“Prandaj deklaratat, përshtypjet, insinuatat, komentet për besë janë të pakrahasueshme me atë çfarë po bëjmë me këto dy mbledhje të përbashkëta”, u përgjigj Kurti.

Rama edhe njëherë u mor me gazetarin duke i thënë se pyetjet i ka të stilit “Kafe News”.

LEXO EDHE:

Të ngjashme