Rama: Serbia po “e bën mizën buall” me manovra teatrale në veri, Kosova ka të drejtë

Prishtinë | 27 Sht 2021 | 10:53 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se po Serbia po bën manovra teatri në veri të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Rama, pas takimit me kryeministrin kosovar, Albin Kurti, në një konferencë të përbashkët shtoi se Serbia duhet ta njohë realitetin e pakthyeshëm – se Kosova është e pavarur.

Rama duke ka folur për vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitetin me targat, tha se e vërteta qëndron me Kosovën, kurse Serbia “po e bën mizën buall”.

Sipas tij, problemi mund të zgjidhet me dialog, duke iu shmangur një konflikti të mundshëm.

“Nuk ka asnjë diskutim se në radhë të parë dhe mbi të gjitha, është Serbia ajo që duhet ta njohë këtë realitet të pakthyeshëm. Dhe është vërtet për të ardhur keq, që në vend të përparimit konkret të dialogut drejt njohjes reciproke dhe çlirimit përfundimtar nga e shkuara, sot jemi dëshmitarë të manovrave teatrale ushtarake të Serbisë në kufirin me shtetin sovran të Kosovës”.

“Qytetarët serbë në Kosovë jetojnë të pakërcënuar, madje iu paguhen edhe faturat e energjisë elektrike dhe fatkeqësisht ato manovra nxisin nacionalizmin. E drejta këtu është me Kosovën dhe pikë dhe nuk është me Serbinë dhe mizën po e bënë buall athu se Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar luftë dhe në fakt se po e zbaton një marrëveshje”.

Nga ana tjetër, Rama i bëri thirrje edhe Kosovës që të mos krijojë probleme me miqtë ndërkombëtarë përmes mbajtjes së njësive speciale të Policisë së Kosovës në kufi.

“Duhet bërë kujdes që çuarja e njësive speciale në atë zonë, nga nevoja për t’u siguruar se nuk cenohet siguria dhe rendi publik, në momentin e shtrirjes së problemit, mos të kthehet në një problem mes vetë Kosovës dhe miqve e partnerëve ndërkombëtarë”, tha Rama.

“Qeveria shqiptare e ndan bindjen se problemi duhet të zgjidhet me dialog duke shmangur mënyrën e konfliktit”.

“Kjo është mundësi e mirë për ta treguar edhe një herë gatishmërinë për dialog të barabartë dhe për ta quar në një nivel të ri”, tha Rama para gazetarëve.

Javën e fundit të nëntorit Rama tha se në Durrës do të mbahet mbledhja e të dy qeverive.

Të ngjashme