Rama shpërndan disa fotografi gjatë parakalimit të njësiteve të Policisë së Kosovës

Prishtinë | 26 Kor 2022 | 16:01 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, me rastin e Ditës memoriale të policëve të rënë në kryerje të detyrës, ka shpërndarë disa fotografi gjatë parakalimit të njësiteve të Policisë së Kosovës.

Duke përendur veç e veç emrat e policëve të rënë gjatë kryerjes së detyrës, Rama ka thënë se “Dita Memoriale e Policëve të rënë në detyrë, u shënua me ceremoninë e parakalimit të njësiteve të Kosovo Police, për të nderuar sakrificën e tyre sublime”.

I përjetshëm qoftë kujtimi për heronjtë tanë:
Lazim Rexhepi
Isuf Haklaj
Abedin Mustafa
Misin Krasniqi
Shemsi Gashi
Sami Thaqi
Danush Hasani
Arsim Rrustolli
Avni Kasumi
Enver Zymeri
Armend Trena
Hajdar Ahmeti
Ilir Llapatinca
Triumf Riza
Jahi Maliqi
Malsor Dashi
Sebahate Tolaj
Driton Mehana
Slavisa Milovanovic
Nebih Ramadani
Izet Demaj
LAVDI !

Të ngjashme