Rama: Shqipëria s’e ka rolin e kujdestarit për Kosovën, Specialja sprovë kombëtare

Prishtinë | 30 Qer 2020 | 14:49 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se në këto moment spektrit politik i nevojitet unitet, në kohë kur kreu i shtetit dhe ai i PDK-së po akuzohen nga Gjykata Speciale për krime lufte, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se nuk është detyrim i tij që t’i mbledhë krerët e partive në një tryezë.  Sipas tij, asnjë kryeministër shqiptar nuk e ka detyrim që të jetë kujdestar i Qeverisë në Kosovë.

“Unë nuk erdha këtu për t’i bashkuar të gjithë partitë politike apo udhëheqësit në një tryezë sepse e para nuk është detyrë e imja dhe e dyta do të ishte një kapërcim i kuadrit etik”.

“Shqipëria e ka detyrim të mbështesë Kosovën pa kishte dhe cilido që është kryetari i Qeverisë në Shqipëri duhet ta ketë këtë rol. Por Shqipëria nuk e ka e as nuk do e marr përsipër detyrën e kujdestarit apo tutorit, mentorit që nga lart i tregon udhëheqësit në Kosovë si të veprojë”, tha Rama.

Kur foli për publikimin e aktakuzës ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli, ai tha se Kosova ka dëshmuar se është e gatshme të hetojë dhe gjykoj krimet e luftës.

Ai tha se publikimi i aktakuzës para takimit në Shtëpinë e Bardhë mund të ketë qenë i qëllimshëm.

Rama mes tjerash ka shtuar se Specialja është sprovë jo vetëm për të akuzuarit, por është sprovë kombëtare për secilin për atë që flet shqip, raporton EO.

“Për dy dekada në Kosovë procesi i vënies në drejtësi për krime lufte është konceptuar e mbështetur si një proces i pa ndashëm nga procesi i shtetndërtimit dhe procesit të integrimit evropian”.

“Ndërkaq është e kuptueshme që procesi i pajtimit nuk është çështje vetëm e ballafaqimit me të kaluarën nëpërmjet saj, por nëpër mjet politikës. Në momentin e publikimit të aktakuzës është bërë e qëllimshme në prag të takimit në Shtëpinë e Bardhë”.

“Sigurisht që takimi në Shtëpinë e Bardhë përbën një moment të rëndësishëm dhe vijim i një përpjekje, por edhe mundësi për ta quar procesin në një nivel të ri më mbështetjen e drejtpërdrejtë të ShBA-së, dhe në këtë aspekt më vjen mirë ta them se është privilegj në pozicionin që jam unë që të kontribuoj vera historike të vlerave ushtarake të luftës”, tha Rama.

“Mendoj që ky është momenti kur sigurisht kemi një krizë disapalëshe, por kemi edhe një mundësi për ta vënë në pah jo thjesht vlerat e luftës dhe të vërtetën se Kosova ishte viktima, por për ta vënë në pah këtë shprehje për gatishmëri nga vet Kosova dhe balancën e prishur mes Kosovës dhe Serbisë në raport më Serbinë për krime të luftës”.

“Ju jeni dëshmitar se faktikisht prej 21 vitesh Kosova i ka dhënë mbështetje drejtësisë ndërkombëtare e cila përmes strukturave ka gjykuar e rigjykuar ato që janë konsiderua si krime lufte dhe pafajësia e disa prej figurave të luftës, dhe këtë e përmendi Ramush Haradinjan dhe Fatmir Limajn”.

“…është një fakt edhe një akuzë për efikasitetin e drejtësisë ndërkombëtare dhe sot për mua është një sprovë e madhe, por kombëtare dhe njerëzore se kush flet shqip, të mos e përdorë për të ndarë pjesëtarët e kësaj bashkësie në patriot e tradhtar, apo në të ndershëm dhe hajdut”, tha Rama.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme