Rama takohet me kryetaren e Partisë Socialdemokrate gjermane

Prishtinë | 30 Pri 2019 | 12:28 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zhvilluar sot një takim me Kryetaren e Partisë Socialdemokrate gjermane Andrea Nahles, me të cilën diskutoi rreth procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Kryeministri e njohu Nahles me reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare dhe pritshmërinë për një përgjigje pozitive nga vendet anëtare të BE për hapjen e negociatave.

Kryetarja e Partisë Socialdemokrate siguroi kryeministrin për mbështetjen e pakushtëzuar të grupit socialdemokrat në lidhje me hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme