Rama takon Kurtin në Tiranë

Prishtinë | 03 Mar 2021 | 15:50 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është duke zhvilluar një takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Takimi po zhvillohet me dyer të mbyllura.

Më herët, fituesi i zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit në Kosovë, prezantoi kandidatët për deputetë të Vetëvendosjes, për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri.

Të martën, Kurti ishte për vizitë në Lezhë, në përvjetorin e Besëlidhjes së Lezhës, nga ku u shpreh se bashkimi kombëtar është i pamundur, ngaqë nuk e lejon Kushtetuta e Kosovës. /Albanian Post

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme