Rama zhvillon takime të ndara me Pacollin e Limajn

Prishtinë | 27 Sht 2021 | 12:19 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka zhvilluar takime të ndara me kreun e AKR-së, Behgjet Pacolli dhe atë të Nismës, Fatmir Limaj, raporton Ekonomia Online.

Mediet janë lejuar të marrin pamje. Kryeministri Rama po qëndron në vizitë një ditore në Kosovë, e ku mëngjesin e së hënës është pritur me ceremoni shtetërore nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Pas takimit është mbajtur edhe një konferencë e përbashkët e dy kryeministrave.

Pas Kurtit, Rama takoi të parin e Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Kransiqi dhe kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku.

Kryeministri shqiptar do të takohet edhe me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj.

Të ngjashme