Ramadani: 5 089 falënderime, secili nga ju jeni të vlefshëm për mua

Prishtinë | 07 Nën 2019 | 11:45 | Nga Ekonomia Online

Zëvendësministri i Mbrojtjes, njëherësh kandidat për deputet, Burim Ramadani, ka falënderuar të gjithë votuesit e tij.

Ai edhe pse nuk arriti të kalojë pragun për t’u bërë deputet, ka shprehur falënderimi për secilin votues në mbarë vendin

Ramadani në zgjedhjet e 6 tetorit arriti të grumbullojë 5089 vota që nuk i mjaftuan për të qenë pjesë e Kuvendit.

Ky është statusi i tij i plotë në Facebook:

Studentët e Fakultetit të Arteve protestojnë para MAShT-it, kërkojnë përfshirjen në konkursin për bursa

5089 falenderime – Secili nga ju jeni të vlefshëm për mua!

• Saktë 2707 falenderime për #Suharekën

• Mbi 500 falenderime për #Prishtinën

• Mbi 300 falenderime për #Gjakovën

• Mbi 200 falenderime për #Pejën

• Mbi 100 falenderime për #Prizrenin, #Klinën, #Deçanin

• Rreth 100 falenderime për #Podujevën, #Istogun, #Malishevën, #Gjilanin, #Rahovecin

• Disa dhjetëra falenderime për #Drenasin, #FushëKosovën, #Mitrovicën, #Skënderajn, #Junikun, #Lipjanin, #Ferizajn, #Vitinë, #Kamenicën, #Obiliqin, #Vushtrrinë, #HanineElezit, #Graçanicën, #Kllokotin, #MitrovicëneVeriut, #Albanikun

Ju dua të gjithëve dhe gjithmonë do t’ju jem mirënjohës për besimin që më keni dhënë.

Pavarësisht se ku dhe si na takon jeta, dijeni se mua më keni mik.

Të ngjashme