Ramadani: Dialogu me përmasa të rrezikshme për Kosovën, do të rikthehet tema e Asociacionit

Prishtinë | 04 Qer 2021 | 08:01 | Nga Majlinda Ibrahimi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Bisedimet me Serbinë janë vazhdimësi e dialogut të mëhershëm, por me përmasa më të rrezikshme për shtetin e Kosovës, thotë politologu Shkodran Ramadani, raporton Ekonomia Online.

Ditë më parë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi  se takimet që do t’i ketë me presidentin serb, Alekdandar Vuçiq, do të jenë takime të dialogut të ardhshëm dhe jo atij të kaluarit.

Në një prononcim për Ekonomia Online, Ramadani, thotë se në bisedimet Kosovë-Serbi do të rikthehet tema e formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, duke shtuar se do të kërkohet avancimi i karakterit kushtetues e juridik i këtij asociacioni.

Kosova dhe Serbia në vitin 2013 nënshkruan marrëveshje të parimeve për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Vetëm disa orë pas takimit që zhvilloi në Prishtinë me dy diplomatët perëndimorë, Mathew Palmer dhe Miroslav Lajçak, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se “nuk mund të ketë asociacion një etnik në Kosovë dhe se është i domosdoshëm integrimi i të gjithë qytetarëve, pa dallim etnik”.

“Kjo çka po ndodhë nuk është vazhdimësi e dialogut të kaluar, megjithatë është vazhdimësi e dialogut të kaluar e sidomos e dialogut të Brukselit, ku përsëri është një rikthim te tema e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe pra është saktësisht aty ku e kanë lanë Qeveritë e mëparshme tek Asociacioni me marrëveshjet e nënshkruara dhe të pa zbatuara deri më tash, e megjithatë nuk do të ketë vetëm kërkesë të marrëveshjeve të nënshkruara por edhe riorganizim të kompetencave dhe marrëveshjeve për avancim të rolit edhe karakterit kushtetues e juridik të Asociacionit me Komuna serbe, pra është brenda konturave të dialogut të mëhershëm por me përmasa shumë të rrezikshme për shtetin e Kosovës për shkak se bëhet fjalë për një asociacion që Gjykata Kushtetues e ka shpallur në kundërshtim me Kushtetutën, tash po kërkohet që marrëveshjet e reja t’i japin kompetenca aq të mëdha Asociacionit sa do të mund të themi se kemi të bëjmë më një ndryshim kushtuese Ahtitsari plus dhe jo më thjeshtë me zbatim të marrëveshjeve të kaluara. Pra Kurti nuk mund të thotë se ai është peng i marrëveshjeve të kaluara të nënshkruara të Qeverive të mëparshme, por është ekskluzivisht përgjegjës për fazën dhe marrëveshjen e cila do të rezultoj me fund të këtij procesit”. 

Tutje, politologu Ramadani duke iu referuar kritikave ndaj ministres së Punëve të Jashtme dhe për Diasporë, Donika Gërvalla, tha se kjo e fundit duhet të mbaj në mënyrë të ndenjtë postin e kryediplomatës.

Ditëve të fundit, Gërvalla është bërë tabelë qitjeje për opozitarët. Këta të fundit e kanë kritikuar kryediplomaten për gjuhën e saj, siç cilësojnë, kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në një intervistë të dhënë për medien zvicerane “Neue Zürcher Zeitung”.  Por ministrja e Punëve të Jashtme reagoi dy herë brenda një kohe të shkurtër, duke mohuar të ketë thënë se ushtarët e UÇK-së vranë pas lufte serbë, romë e ish-rivalë.

“Zonja Gërvalla që nga dita që është emëruar në këtë post të rëndësishëm, është ditur për qëndrimet e saja antagoniste dhe të ashpra kundrejt krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në të kaluarën ajo ka bërë akuza të rënda, të cilat tani janë më aktuale për shkak që tani ka filluar procesin Gjykata Speciale, ku po gjykohen ish- krerë e UÇK-së, unë besoj që Donika Gërvalla duhet të jetë më e matur në deklaratat e saja, për shkak se ajo nuk është thjesht anëtare partiake e një partie të caktuar apo ndonjë aktiviste e shoqërisë civile e cila mbron kauzat e drejtësisë për shkak që duhet ta ketë parasysh që kemi të bëjmë më raportin mes Kosovës dhe Serbisë dhe dihet shumë mirë se cili ka qenë agresori dhe cili viktima”.

“Fokusi duhet të jetë më shumë te Serbia, për shkak që deri më tash nuk u është dhënë përgjegjësi për shembull as për masakrën e Reçakut, as për Mehes, as për të Dubravës, as për të Gollakut e kështu me radhë. Për shembull, Salih Mustafa po akuzohet për vrasjen e një personit që ka ndodhur me 19 prill 1999, ndërkohë që prej 17-24 prill në të njëjtin rajon janë vrarë 500 shqiptarë për të cilët nuk është dhënë asnjë llogari dhe nuk  është dënuar asnjë person edhe pse dihen ekzekutorët. Prandaj nuk besoj që Kosova duhet ta luaj rolin e Francës dhe Gjermanisë që të kërkoj falje për gjenocidin që i kanë bërë dikur, pasi behët fjalë për dhjet fish më shumë viktima të shqiptarëve se sa serbe”.

Në lidhje me këtë është kërkuar dorëheqja e kryediplomatës së Kosovës, mirëpo sipas Ramadanit më e rëndësishme është heqja dorë nga diskursi kundër UÇK-së, sesa largimi nga posti i ministres.

“Për dorëheqje është herët, por nëse behët karakteristik, veti e pandashme e postit të saj si kryediplomate, besoj që më shumë do t’i bënte dëm sesa favor. Prandaj besoj që duhet të heq dorë nga ky diskurs para se të jep dorëheqje”, tha ai për Ekonomia Online.

Të ngjashme