Ramadani: Haradinaj do të jetë përcaktues për ballafaqimin me të keqën dhe rreziqet e sigurisë

Prishtinë | 18 Tet 2019 | 11:38 | Nga Ekonomia Online

Zëvendës Ministri në detyrë Burim Ramadani përmes një postimi në Facebook ka lavdëruar ish-kryeministrin Ramush Haradinajn duke thënë se ai do të jetë përcaktues për ballafaqimin me të keqën dhe rreziqet e sigurisë

Postimi i plotë:

Mbani shënim:
Ramush Haradinaj mbetet përcaktues

Në temat kryesore të shtetit të Kosovës, zëri i Ramush Haradinajt do të jetë përcaktues edhe në periudhën e ardhshme.
Ashtu sikurse ka ndalë të keqen gjatë këtij mandati dy vjetësh, ashtu do të jetë përcaktues për ballafaqimin me të keqen dhe rreziqet e sigurisë kombëtare.
Këto rreziqe nuk kanë qenë të pakta dhe të tilla mbeten. Shumë-dimensionale, të përziera (hibride) dhe të vështira për t’u përballur me to.
Secili do të kërkojë ndihmën apo mbështetjen e tij për të ballafaquar me këto skenare të këqija.

Të ngjashme