Ramadani i bindur se Kosova do të jetë anëtarja e 31-të e NATO-s

Prishtinë | 02 Sht 2019 | 11:40 | Nga Ekonomia Online

Zëvendësministri në detyrë në Ministrinë e Mbrojtjes, Burim Ramadani, ka deklaruar se rruga e Kosovës për në NATO është e pakthyeshme, shkruan Ekonomia Online.

Ai nëpërmjet një postimi në Facebook, ka shkruar së është i bindur se Kosova do të jetë anëtarja e 31-të e Paktit Veri-Atlantik.

Ramadani ndjehet i kënaqur me procesin e konsolidimit të fushës së mbrojtjes dhe thellimin e partneritet strategjik.

Postimi i plotë i Ramadanit:

Në hap me kohën, i kënaqur me procesin e konsolidimit të fushës së mbrojtjes dhe thellimin e partneritetit strategjik.

Kosova është e orientuar kah vlerat perëndimore, standardet dhe ndërveprueshmëria me SHBA-në dhe NATO-n. Jemi përcaktuar drejt kontributit për siguri rajonale dhe globale, të përkushtuar në pasqyrimin e tregimit të suksesshëm të Kosovës kudo nëpër botë.

Rruga për NATO është e pakthyeshme.

Kosova, jam i bindur unë, do të jetë anëtarja e 31-të e Paktit Verio-Atlantik.

Të ngjashme