Ramadani: Lidhja jonë me SHBA-në është shpirtërore

Prishtinë | 23 Sht 2019 | 15:36 | Nga Ekonomia Online

Zëvendësministri në detyrë në Ministrinë e Mbrojtjes, Burim Ramadani ka thënë se lidhja me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është shpirtërore.

Këto komente Ramandani i bëri pas takimit që ka zhvilluar me komandantin e Gardës Kombëtare të Ajovës (Iowa), Gjeneral Major Benjamin Corell.

Ramadani në një shkrim të bërë në Facebook ka shkruar se thellimi i partneritetit strategjik me SHBA-në, vazhdon dhe se Kosova, institucionet dhe populli i saj do të jenë përherë mirënjohës për ndihmën dhe kontributin e pakursyer të SHBA-së.

“Ne jemi partner të besueshëm të Qeverisë dhe popullit amerikan. Të tillë do të jemi përherë, gjeneratë pas gjenerate. Lidhja jonë me SHBA-në është lidhje shpirtërore. E tillë do të jetë përjetë.

Ishte nder dhe kënaqësi e veçantë të pres sot në Ministri të Mbrojtjes Komandantin e Gardës Kombëtare të Ajovës (Iowa), GjeneralMajor Benjamin Corell.
Pas një pune të jashtëzakonshme që Ministria dhe FSK-ja ka bërë për vite të tëra me GjeneralMajor Timothy Orr, tashmë kemi kënaqësinë që të thellojmë partneritetin me Gjeneralin Corell”, 

Ramadani ka bërë të ditur se Gjeneralin Corell e ka njoftuar për arritjet e Ministrisë së Mbrojtjes dhe të FSK-së, sikurse edhe për qëllimet strategjike të Republikës së Kosovës në fushën e sigurisë, mbrojtjes dhe të politikës së jashtme. 

Të ngjashme